Jamarbër Malltezi është ndër njerëzit në PD që ka firmosur për dorëheqjen e Bashës. Ai ka reaguar mbrëmë pas emisionit “Opinion”, ku u analizua pikërisht rebelimi brenda PD ndaj Bashës.
Malltezi në reagimin e tij ka dashur të distancohet nga disa pika të kërkesës së grupit të firmëtarëve “Basha ik”.
Në reagimin e tij ai thotë se nuk di kush e bëri çorap deklaratën sepse “unë kam rënë dakord vetëm me deklaratën e anëtarëve të Kryesisë së PD-së”.
Reagimi i Malltezit
“Kam rënë dakord veç me deklaratën e anëtarëve të kryesisë; me dënimin e PS për drogën paratë e pista, kërcënimet, etj. Nga ana tjetër dënojmë përcarjenqë futi Basha përmes zhdukjes së simboleve të PD dhe përçarjes së me Republikë e Re dhe e Vjetër. Po kështu kam kërkuar dorëheqjen e Bashës për ti hapur rrugë zgjedhjeve në parti”.
Më tej në sqarimin e tij për Opinion, Malltezi thotë se nuk di kush e ka bërë çorap qëllimisht se “grupi ka bërë një deklaratë të dytë kundër Bashës. Unë s’kam qenë dakord dhe duket inatëçore”.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme pati dy lëvizje kundër Bashës në PD njëra pas tjetrës. Vetë Basha në deklaratën që pati për mediat nuk dha dorëheqjen nga posti i kryetarit po ngriu të gjitha funskionet e tij në mëyrë që ti hapë rrugë zgjedhjeve të reja për drejtimin e PD-së.
(E.K/SHUPLAKA)