19:40 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Pjesë e LSI dhe së shpejti bashkëshortja e presidentit, ka konflikt interesi? Cila është përgjigja e Kryemadhit

22:12 | 30/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse sa herë ka një krizë Ilir Meta shkon tek Berisha? Si përgjigjet Kryemadhi

Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, ka folur për statusin e saj të ardhshëm si Zonja e Parë, pasi Ilir Meta të marrë postin e Presidentit të Republikës.

Ndërsa Sokol Balla e pyet nëse Kryemadhi ka konflikt interesi në politikë tanimë, duke qenë edhe zëvendëskryetarja e LSI-së dhe Zonja e Parë së shpejti, Kryemadhi e ka mohuar një gjë të tillë. Sipas saj, kjo për shkak se presidenti nuk zgjidhet nga populli por nga Parlamenti.

“Nuk mendoj se ka konflikt interesi sepse presidenti nuk zgjidhet nga populli. Nuk është institucion politik, por thjesht një status, një shoqëruese e presidentit në takime zyrtare. Zonja e Parë krijon ‘framing’ e presidentit. Nuk ka të bëjë fare me Monikën si individ. E kam thënë edhe më parë se të gjitha gratë shqiptare janë zonjë e parë në shtëpitë e tyre. Dëshira ime është të punoj fort për përfshirjen e grave në biznes, politikë dhe vendimmarrje. Ky është një mision që nuk ka të bëjë me Zonjën e parë, por çdo zonjë e parë duhet të japë kontributin e saj.”, shprehet Kryemadhi.

Ndër të tjera, zëvendëskryetarja e LSI-së ka sqaruar sloganin e kësaj force politike në këtë fushatë zgjedhore “LSI një shans për të gjithë”.

“Një shans për të gjithë është mundësia për të patur një mundësi çdo individ në mënyrë të barabartë.

Do të thotë që shqiptarët të kenë mundësi të shohin në parti shpresën që ka humbur.

Shqiptarët do të votojnë LSI-në sepse ka prioritet rininë, sepse të kesh prioritet rininë do të thotë të kesh prioritet të ardhmen, të ardhmen e vendit, të fëmijëve tanë. Jam e bindur që nuk ka prind që të mos dojë që fëmijët e tyre të kenë shansin dhe LSI ua jep këtë.”, shprehet deputetja. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Monika Kryemadhi
Pas

Kush është deputeti i PD-së që nuk u vu në lista që foli kundër Bashës në Bruksel? (VIDEO)

Para

Marku: Basha nuk do t’i kishte hequr figurat e PD nëse Berisha nuk do kishte qenë dakord

Para
Marku: Basha nuk do t’i kishte hequr figurat e PD nëse Berisha nuk do kishte qenë dakord

Marku: Basha nuk do t'i kishte hequr figurat e PD nëse Berisha nuk do kishte qenë dakord

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetet e BE-së luftojnë mbipopullimin e burgjeve, disa vende shqyrtojnë planet për transferimin e të dënuarve

Zelensky miraton ligjin e ri, ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

Britania paralajmëron: Do njohim shtetin e Palestinës në shtator nëse Izraeli nuk vepron për t’i dhënë fund tmerrit në Gaza

SHBA-të transferojnë armë shtesë bërthamore në Britani?

Kryeministri palestinez thotë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe Gaza duhet të kthehet nën kontrollin e Autoritetit Palestinez

Një person i armatosur vret katër persona, përfshirë një oficer policie në një rrokaqiell në New York – identifikohet i dyshuari

Durimi i Trump po mbaron, kjo rrit shanset për takim midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë – thotë diplomati i lartë ukrainas

Përmbytet varka në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, 18 emigrantë humbin jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.