21:20 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pjesë e marrëveshjes për huazimin e gazit lotsjellës që u përdor mbi protestuesit, Pacolli: MEPJ nuk leje për transferim pajisjesh policore

16:20 | 11/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ I bllokohet ndërtimi i resortit luksoz në Divjakë, Pacolli: Asnjë sqarim ligjor, mund të kërkoja miliona lekë dëmshpërplim

Ish-zv kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me një lajm të publikuar dje në media, se policia e Kosovës i ka huazuar një sasi gazi lotsjellës, e cila u përdor për shtypjen e protestave të opozitës vitin e kaluar.

Pacolli deklaron se Ministria e Punëve të Jashtme gjatë mandatit të tij nuk ka lëshuar asnjëherë leje për transferimin ose shitjen e gazit lotësjellës ose ndonjë pajisje tjetër policore në Shqipëri ose në ndonjë vend tjetër.

Më tej në reagimin e tij Pacolli thekson se ky nuk është roli i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Megjithatë në vendimi e publikuar nga Insajderi, ku drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka vendosur që t’i huzojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë, duhej edhe “vula” e Behxhet Pacollit, i cili është njoftuar nga ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa.

Reagimi i plotë i Behxhet Pacollit

Kam ndjekur diskutimet për çështjen e transferimit të gazit lotësjellës nga Policia e Kosovës në Shqipëri.

Njerëzit me qëllim të keq kanë lakuar emrin tim në këtë çështje dhe dua ta bëj të qartë një gjë.

Ministria e Punëve të Jashtme gjatë mandatit tim nuk ka lëshuar asnjëherë leje për transferimin ose shitjen e gazit lotësjellës ose ndonjë pajisje tjetër policore në Shqipëri ose në ndonjë vend tjetër.

Ky nuk është roli i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata që gënjejnë dhe dezinformojnë publikun gabimisht kanë zgjedhur një çështje që është e rreme si teme.

Çdo përpjekje e kujtdo që të përfshijë Ministrinë e Punëve të Jashtme në dërgimin e gazit lotësjellës në Shqipëri ndërsa isha ministër është një shpifje primitive, çnjerëzore dhe gënjeshtër e njerëzve të këqij dhe të irrituar primitiv. Është e qartë se një keqinformim i tillë motivohet nga dikush që dëshiron të çoroditet politikisht dhe synon vetëm ta dëmtojë emrin tim.

Të gjithë ata që kanë diçka të ndajnë provat ose të mos shpifin. Unë do të kërkoj marrjen e masave ligjore kundër të gjithë atyre që gënjejnë, sepse ata duhet të mbahen përgjegjës për fjalët e tyre publike.

Etiketa: Behxhet Pacolli
Pas

SHBA merr vendimin drastik për Kosovën: Do të anulojmë të gjitha investimet

Para

Meta takohet me kongresmenin amerikan, zbardhet biseda: Diskutuan për shqetësimet rreth “mini-Shengenit”

Para
Meta takohet me kongresmenin amerikan, zbardhet biseda: Diskutuan për shqetësimet rreth “mini-Shengenit”

Meta takohet me kongresmenin amerikan, zbardhet biseda: Diskutuan për shqetësimet rreth "mini-Shengenit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.