Është kapur në Durrës Eduart Daiu, banues në fshatin Rrushkull, Durrës.
Kjo pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG.SENT-5571/08 REG.GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990.
DETAJET E POLICISË:
Vijon puna për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ndalohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë i dënuar me 16 vite burg. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:
- Eduart Daiu 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës. Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG.SENT-5571/08 REG.GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990.
I kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(E.K/FAXWEB)