Një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga ana e Policisë së Tiranës. Shtetasi i arrestuar është identifikuar si Kodian Bregu, 32-vjeç me banim në Shkodër.
Detajet e policisë:
Arrestohet përkohësisht një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :
– Klodian Bregu, 32 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas është në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmës Itali, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikim i Narkotikëve” të parashikuara nga legjislacioni Italian.
Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpol Tirana.
(E.K/FAXWEB.AL)