Largimi i Milot Rashicës drejt Noruiçit la boshllëqe të mëdha në sulmin e Verder Bremenit pasi 25 vjeçari ishte titullar i rregullt tek skuadra gjermane.
Por, një lajm i bujshëm vjen nga Gjermania. Sipas gazetarit që punon për ‘’Sky Sports’’, Maks Bielefeld, Verder Bremen po kërkon që të zëvendësojë Rashicën me shërbimet e sulmuesit tjetër shqiptar, Lirim Kastrati.
Kastrati është vetëm 22-vjeç dhe sezonin e fundit u aktivizuar me Lokomotivën e Zagrebit, por kartonin e tij e zotëron skuadra tjetër e kryeqytetit kroat, Dinamo e Zagrebit.
Sipas gazetarit gjerman, Verderi i ka propozuar kroatëve një marrëveshje me huazim me detyrim blerjeje, por këta të fundit nuk janë të kënaqur pasi pretendojnë më shumë për kartonin e Kastratit.
Tratativat vazhdojnë dhe priten zhvillime të tjera sa i takojnë këtij operacioni. Kujtojmë se para se të transferohej në Kroaci, Lirim Kastrati ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tiranës për 3 sezone.
Werder Bremen are in negotiations for Lirim Kastrati from Dinamo Zagreb ?⚪️⁰
They are offering a loan plus obligation to buy, but an agreement is not close. Dinamo ask for much more.⁰
“Tough” negotiations, talks ongoing#TransferUpdate— Max Bielefeld (@Sky_MaxB) July 26, 2021