Policia e Shtetit ka njoftuar se në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit dy personazhe të tjerë nga bota e krimit do t’ju duhet që në harkun kohor të 48 orëve duhet të plotësojnë formularin për justifikimin e pasurisë.
Shkresa për vetë-deklarim është bërë ndaj Eljon Hatos, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e ndodhur në ish-bllok dhe Ilir Selmani i klanit ‘Duka’ i akuzuar për përfshirjen në vrasjen e Santiago Malkos.
Hato banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje” ndërsa Selmani banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Eljon Hato është liruar nga burgu në shkurt të 2019, i cili mbeti i plagosur pas përplasjes me armë në një lokal në ish Bllok, ku një person mbeti i vdekur.(Lexo këtu)
Hatos iu ndryshua masa e arrestit me burg në arrest shtëpie pasi është gjysëm i paralizuar dhe dënimin do ta shlyejë me anë të pagesave në para.
Eljon Hato ishte akuzuar nga prokuroria për vrasje të mbetur në tentativë për ngjarjen e ndodhur në një lokal në ish-bllok.
Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse
Ndërkohë Operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.
Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)