07:14 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pjesëmarrja deri në orën 13, nëntë pikë përqindjeje më pak se sa më 2013

14:49 | 25/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pjesëmarrja deri në orën 13, nëntë pikë përqindjeje më pak se sa më 2013

Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve duket se kanë zgjedhur të mos votojnë herët në mëngjes këtë herë, ose të mos votojnë fare, nëse shohim të dhënat e raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vitin 2017 dhe ato të vitit 2013.

Sipas të dhënave më të fundit të KQZ, rreth 520 mijë shqiptarë raportohet se kanë votuar deri në orën 13, ose më pak se 27 për qind e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja më e ulët raportohet në Vlorë me 22.6 për qind ndërsa pjesëmarrja më e lartë raportohet në qarkun Lezhë me 30 për qind. Në vitin 2013, në të dyja qarqet pjesëmarrja deri në orën 13 ka qenë përkatësisht 28 dhe 35.2 për qind.

Në Tiranë pjesëmarrja e deritanishme raportohet në masën 29.6 për qind, gati 11 pikë përqindjeje më e ulët se sa në vitin 2013. Qarqet me rënien më të madhe në pjesëmarrje sipas të dhënave të raportuara janë Fieri me 13.6 për qind, Elbasani me 14.3 për qind dhe Durrësi me gati 13 për qind.

Nuk është e qartë nëse pjesëmarrja do të mbetet në nivele të ulëta deri në mbylljen e kutive të votimit në orën 19.00 apo do të rritet në orët e pasdrekës. Partitë politike zakonisht mbajnë të dhëna të detajuara mbi votuesit potencialë që kanë marrë pjesë dhe në orët e pasdites kryejnë telefonata në përpjekje për të bindur mbështetësit e tyre për t’u paraqitur në kutitë e votimit./ BIRN

 

 

Pas

Televizionet censuruan Metën, Klement Zguri sqaron gjithçka. Si qëndron e vërteta

Para

2.724 të burgosur kanë sot të drejtë vote

Para
Vetëvarja e 23-vjeçarit në burg, familjarët rrëfejnë për arrestimin

2.724 të burgosur kanë sot të drejtë vote

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.