Pas fitores të thellë në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një komunikim me gazetarët.
Gjatë fjalës së tij Rama, falënderoi bashkëpunuesitdhe kandidatët për punën e bërë këto zgjedhje.
Rama u shpreh se pas rezultatit final të zgjedhjeve do të vazhdojë një tur elektoral, i cili do të filloj nga Shkodra dhe do të vijojë në të gjithë Shqipërinë.
Përsa i përket kundërshtarëve poltikë, Rama u shpreh ata janë e shkuara dhe se vlerëson edhe votuesit opozitar për pjesëmarrjen e tyre.
Pyetje: Si do t’i vlerësoni standardet e zgjedhjeve, raportin e ODIHR-it si dhe çfarë mendoni për zgjedhjen e Belerit në Himarë?
“Përsa i përket standardit të zgjedhjeve nuk kam lexuar asgjë. Vlerësoj punën spektakolare të KQZ-së, dhe shpejtësinë me të cilën kanë reaguar kundrejt problemeve. Sa i përket standartit të zgjedhjeve nuk kam lexuar asnjë raport paraprak por besoj se nuk kanë pasur asgjë të vecantë në një aspket përvec dështimit spektakolar të KQZ për të garantuar fillimin në kohë të votimit në mbi 500 qendra për mijëra e mijëra qytetarë që me korrektesë dhe dëshirë ishin vënë në rradhë për të ushtruar të dejtën e tyre kushtetuese. Përsa i përket pamjeve të hedhjes dhe keqtrajtimit të pajisjeve PEI, është e papranueshme që u trajtuan si arka dhe do të hetohet rreth kësaj çështje. Sa i përket çështjes së Himarës dua të jem shumë i qartë. Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi, dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime dhe nga ana jonë. Sepse kemi bërë një punë të jashtëzakonshme sëbashku me qeverinë greke, kryeministrin dhe Denidas për të ngritur një urë të re bashkëpunimi dhe për ta çuar në një nivel tjetër bashkëpunimin. Jemi vendosur të bëj maksimumin para se të jemi i detyruar të reagoj proporcionalisht. Dua të theksoj se institucionet e drejtësisë mund të kenë problemet e tyre, por askush që nga unë i pari, që jeni dëshmitarë që si kam kontestuar asnjëherë, jo më pastaj të tjerë, lërë pastaj nga jashtë Shqipërisë të vënë në pikëpyetje dhe nën presion të tjerë rolin e tyre.”, tha Rama.
Discussion about this post