Gjykata e Lezhës i ka dhënë mandatin Pjerin Ndreut, duke i hapur rrugë betimit të tij në datën 14 Gusht.
Lajmi është dhënë nga vetë Ndreu në rrjetet sociale, i cili shprehet i lumtur me këtë vendim.
Kujtojmë se Bashkia e Lezhës në katër vitet e fundit është drejtuar nga ana e demokratit Fran Frrokaj, ndërsa pjesëmarrja e zgjedhjësve në 30 Qershor ka qenë më pak se 10%.
Reagimi i plotë i Ndreut:
Gjykata Lezhe sapo ka vertetuar mandatin per Kryetarin e Bashkise Lezhe, duke na dhene te drejten qe te drejtojme Bashkine per 4 vjet.
Fundi i procedurave ligjore pason me Betimin me daten 14. E ardhmja padiskutim do jete nje histori e re ne nje shnderrim radikal te situates ne drejtimin e duhur.
Falenderoj te gjithe ata qe besuan, votuan, por edhe ata e helmuan, me anatemuan me zhargone fyese, dhe kundershtaret politike qe natyrshem nuk mund te ishin pro meje. Garantoj te gjithe se Bashkia e neserme eshte dere hape per kedo pavaresisht nga investimi elektoral ne menyren e duhur dhe te paduhur. Pushteti do jete sherbim dhe gjithkush do bindet se fjalet nuk jane thene ne ere, por do behen realitet!
Faleminderit dhe mirenjohje gjithe socialisteve qe besuan te une. Obligim per ti perfaqesuar denjesisht!
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post