09:50 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kam marrë trajtim në psikiatri”, Pjerin Ndrecaj del para Gjykatës: Nuk e dija që vrava gruan dhe vajzën

17:38 | 02/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kam marrë trajtim në psikiatri”, Pjerin Ndrecaj del para Gjykatës: Nuk e dija që vrava gruan dhe vajzën

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ka dhënë mbrojtjen e tij i akuzuari për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij, Pjetër Ndrecaj. I akuzuari Ndrecaj tha se herën e fundit, ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja, kishte shkuar për ta marrë gruan dhe se me vete kishte një kallashnikov.

“Unë me këmbëngulje kam shku me marrë familjen. Kur e kam qel derën e kam pa Valbonën dhe nënën e saj dhe pasi që më ka ra dera kam gjuajtur menjëherë.”, deklaroi i akuzuari Ndrecaj. Ai tha se pasi që i ishte përplasur dera, e kur dera ishte hapur herën e dytë, e kishte parë Shkëlzënin, vëllain e të ndjerës, prapa derës.

Ai shtoi se pas të shtënave me armë dhe derisa kishte shkuar tek një ujë, ku i kishte larë sytë, nuk i kujtohet asgjë. Ai tutje tha se në Stacion Policor i kishin thënë se e ka vra gruan e tij, mirëpo se ai ka menduar se e ka vra Shkëlzenin, vëllain e të ndjerës.

Ndërsa, shtoi se në gjykatë ka dëgjuar se edhe fëmija është vra, raporton “Betimi për Drejtësi”. I akuzuari Ndrecaj, në fillim të mbrojtjes së tij, tha se vëllai i të ndjerës kishte dashur ta merrte bashkëshorten e tij në Gjermani.

Ai gjithashtu tregoi se ka qenë në një nga burgjet në Serbi dhe se ka pasur probleme më pas, për çka edhe është trajtuar tek psikiatri. Ndryshe, në fillim të seancës mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Ndrecë Dodaj ka propozuar që të bëhet edhe një ekspertizë e re psikiatrike, pasi që ekspertiza e përpiluar nga grupi i ekspertëve, sipas tij, nuk është e plotë dhe nuk është përpiluar në mënyrë strikte siç ka kërkuar gjykata.

Këtë propozim të avokatit Dodaj e kanë kundërshtuar prokurori Ali Uka dhe përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Isa Osdautaj.

Më pas, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Gëzim Pozhegu e ka refuzuar propozimin e avokatit Dodaj, me arsyetimin se e njëjta është e pabazë dhe se ekspertiza e grupit të ekspertëve e ka sqaruar këtë çështje, e se edhe është në harmoni me ekspertizën e bërë në vitin 2018 në një rast tjetër të dhunës në familje.

Fjala përfundimtare në këtë rast pritet të jepet me 8 shtator, në ora 10:00. Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjakovë, më 2 nëntor 2018, për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, e kishte dënuar Ndrecajn me 24 vjet burgim efektiv.

Ndaj këtij vendimi, kishin bërë ankesë të gjitha palët, përderisa Prokurori i Shtetit dhe pala e dëmtuar kishin kërkuar burgim të përjetshëm, mbrojtja kishte kërkuar një dënim më të butë.

Por, më 1 mars 2019, Gjykata e Apelit, kishte njoftuar se kishte ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe Ndrecajn e kishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Në komunikatën e Gjykatës së Apelit thuhej se veprimet e të akuzuarit Ndrecaj janë ri cilësuar si “vrasje e rëndë” nga neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11., i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe ndaj tij është shqiptuar dënimi me burg të përjetshëm.

Sipas Apelit, gjykata e shkalles së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese, e ato posaçërisht rënduese dhe se këto rrethana mbizotërojnë shumëfish më tepër se ato lehtësuese. Mirëpo, më pas Gjykata Supreme e Kosovës e ka kthyer rastin në rigjykim, duke prishur kështu vendimet e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe asaj të Apelit.

Kolegji i Gjykatës Supreme, kishte gjetur se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se gjykata e shkallës së dytë, në pranimin e këtyre defekteve, në procedurën e pranimit të fajësisë, ka qenë e detyruar që aktgjykimin ta shqyrtojë dhe ta anulojë atë, e jo të kalojë mbi këtë shkelje, e cila është e pranishme dhe që kushtëzon cilësimin juridik, ngase mund të bëhet fjalë për vrasje të rëndë nga neni 179 par.1 nënp.1.11.të KPK-ës, vetëm nëse dy e më shumë vrasje janë kryer me dashje.

Sipas aktakuzës, i akuzuari më 7 gusht 2018, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N, dhe vajzën e tij K.N.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka shkuar në shtëpinë e vëllezërve të viktimës i armatosur, ku ka qëlluar më pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe ka qëlluar me armë ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij, të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.

Prokuroria Themelore Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj Pjetër Ndrecajt, për shkak të veprës penale “vrasje e rëndë” nga 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.11 të KPRK-së, dhe për veprën penale “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së./ Betimipërdrejtësi

Pas

“Do të të marr peng fëmijët” Kanos biznesmenin për borxhin e ish-gruas: Më ndaloi tek “Vasil Shanto” në mes të natës dhe…

Para

“Gjatë gërmimeve në Kurbin janë gjetur predha”, Ahmetaj i përgjigjet opozitës për propagandën me rindërtimin: Ato janë gënjeshtarë dhe të pacipë

Para
“Gjatë gërmimeve në Kurbin janë gjetur predha”, Ahmetaj i përgjigjet opozitës për propagandën me rindërtimin: Ato janë gënjeshtarë  dhe të pacipë

"Gjatë gërmimeve në Kurbin janë gjetur predha", Ahmetaj i përgjigjet opozitës për propagandën me rindërtimin: Ato janë gënjeshtarë dhe të pacipë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Siri/ Sulm terrorist në një kishë ortodokse në Damask, 22 viktima dhe 52 të plagosur (VIDEO)

Konflikti në Rripin e Gazës, Spanja: Do t’i kërkojmë Këshillit të BE-së që të autorizojë pezullimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Asociimit me Izraelin

Sulmet Iran-Izrael, Hasani: Evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel, në qendër të diskutimeve konfliktet në Lindjen e Mesme dhe rikthimi i palëve në tryezën e negociatave

Sulmet e SHBA në Iran, JD Vance: Nuk po bëjmë luftë kundër tyre, por kundër programit bërthamor

Izraeli shkatërron avionët dhe aeroportet e Iranit

Çfarë po ndodh me Iranin? Izraeli vijon sulmet, por Teherani lëshon vetëm një raketë gjatë natës

Trump shtyn nisjen drejt samitit të NATO-s

Mbi 30 orë flakë në Pilur, Himarë,zjarri rrezikon të përhapet drejt Porto Palermos

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi kamikaz në një kishë në Damask

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.