Gazezetari Aulon Kalaj thë gjatë një bisede në studion e lajmeve të Fax News se, ngjarjet në Shkodër treguan se në mbledhjen e konstituimit të Këshillit Bashkiak, kishte një tentativë për të kapur këtë bashki.
Kalaja tha se pjesmarrësit në mbledhjen që u zhvillua në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës, i ka zënë libri sepse nuk kanë lexuar një të vetëm në jetën e tyre.
“Më shumë mu duk situata qesharake, duke qenë se shumica e atyre që ishin në mbledhje brenda Bibliotekës së Universitetit nuk kanë lexuar asnjë libër në jetën e tyre, dhe mbase i ka zënë libri.
Ka qenë një tentativë për ta kapur këtë bashki, pas skandalit me Valdrin Pjetrin i cili nuk mori as votat e një kryeplaku fshati. Opozita nuk mund të ketë si kauzë të vetme vetëm Shkodrën. Gjithë kjo histori ka pasur vetëm një të mirë, për të kuptuar se sa ishin në mbështetje të Edi Ramës dhe u tregua se as 15% nuk e mbështesin. Dmth 15% janë më pak se 85% por edhe 15% janë më pak se 35% që mund të votojnë nesër për opozitën”, tha Kalaja.
Kalaja tha se Pjetri është një nga emrat më të parëndësishëm që janë në listën e personave të lidhur me krimin, duke kujtuar kështu edhe deklaratat e kryetarit të opozitës, dhe shtoi se Rama I njeh shumë mirë këto emra dhe të shkuarën e tyre.
“Vendimi i opozitës tregoi kalbësirën në pushtet dhe kriminalitetin e futur në qeverisje. Këtu bëhet fjalë për gjithë Shqipërinë, dhe kauza e opozitës ka treguar se nuk janë vendet e punës të disa punonjësve në bashki. Unë besoj se do të kemi disa raste si ai i Shkodrës, sepse edhe kryetari i opozitës ka përmendur disa emra. Nuk kemi të bëjmë me një rastësi, sepse Valdrin Pjetri është personi më i parëndësishëm përballë emrave të tjerë që janë aty. Edi Rama e din këtë shumë mirë dhe nuk është rastësore, e ka njohur Pjetrin se ndryshe nuk i përmendte edhe gjyshin e fisin”, tha Kalaja.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2440452492879031/
(F.GJ/FAXWEB.AL)