17:20 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PL: Bujqësia është kthyer në sektor inekzistent

14:31 | 19/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PL: Bujqësia është kthyer në sektor inekzistent

Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami është shprehur sot në një deklaratë për mediat se bujqësia është kthyer në një sektor inekzistent. Sipas saj, mbështetja kryesore e buxhetit të planifikuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet IPARD II është zero.

“Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë sonë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e çdo qytetari. Megjithatë, sektori i bujqësisë është kthyer pothuajse inekzistent, pasi mbështetja kryesore e buxhetit të planifikuar nga BE, nëpërmjet IPARD II  tashmë dihet që është 0 ( zero) mbështetje.  Sfida kryesore në bujqësi dhe blegtori është mungesa e investimeve në infrastrukturën bujqësore. Pa mbështetjen e duhur për modernizimin e mjeteve dhe teknologjive të prodhimit, fermerët do të vazhdojnë të kenë vështirësi në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve të tyre. Fermerët sot po hedhin nëpër kanale prodhimet e tyre pasi importi ka mbytur Shqipërinë”, tha Bajrami.

Sipas programit të kësaj force politike, për sektorin e bujqësisë, ajo thotë se PL do të mbështesë bujqësinë me 30 miliardë lekë çdo vit.

“Partia e Lirisë do të mbështesë bujqësinë me 30 miliard lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim. Mbështetja e blegtorisë me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4-fishuar numrin e krerëve, shpendëve dhe prodhimin vendas. Do të realizohet subvencionim i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh. Pagesë grant e menjëhershme prej 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar të krijuar dhe përjashtim të tij nga taksat e tatimet për 5 vite”, deklaroi ajo.

Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, thekson se kjo parti do të ofrojë mbështetje me 50 për qind të vlerës së investimit të impianteve të kompostimit të plehrave organike në fermat bujqësore, si edhe mbështetje me 50 përqind të vlerës së investimit për instalimin e impianteve fotovoltaike në pikat e grumbullimit dhe të përpunimit të prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

Pas

Arrestohet në Laç 53-vjeçari me katër identitete, pritet ekstradimi drejt Italisë

Para

Donald Trump në prag të betimit për herë të dytë si president, si do të zhvillohet ceremonia dhe çfarë është planifikuar për në 20 janar?

Para
Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Donald Trump në prag të betimit për herë të dytë si president, si do të zhvillohet ceremonia dhe çfarë është planifikuar për në 20 janar?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Eventi i UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump bën njoftimin

Rekord në ankand, shitet për miliona dollarë kopja e Amendamentit të 13-të

Aksion kontrolli në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve, masa administrative dhe gjoba

Sulme të fuqishme në Ukrainë, dronët rusë godasin Kharkivin dhe Zaporizhian, dhjetëra të plagosur

Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë fiton pafajësinë, Shkëlzen Selimi akuzohej për fshehje të pasurisë

Video/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset automjeti, bllokohet qarkullimi i makinave

Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë për dhunë në familje dhe kanosje me thikë

Vjosa Osmani takim me ambasadorin francez në Kosovë, fokus zhvillimet politike në vend

Nuk ka surpriza në Kosovë! 43 dështime, nuk realizohet konstituimi i institucioneve as në seancën e radhës parlamentare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.