Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu është vendosur nën akuzë për vjedhje intelektuale (plagjiaturë) në punimin e doktoratës së saj.
Është Lëvizja për Universitetin që nxorri fakte se Manastirlliu ka kopjuar diplomën e Fannie Mnisi nga Afrika e Jugut.
Manastirlliu i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se “punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit)”.
Por sot Lëvizja për Universitetin ka treguar se ministrja nuk ka marrë 4-5 citime por të paktën dhjetë paragrafë për të cilët nuk ka cituar autorët.
Ndërkohë para pak minutash ka reaguar edhe Tualant Muka, i cili edhe ai kishte denonocuar një tjetër rast plagjiature më parë, të ish-zv. ministrit të Arsimit Ervin Demo i cili dha dorëheqjen.
Muka përmes një postimi në ‘Facebook’ thotë se pajtohet me evidentimin e plagjiaturës nga Vladimir Kola (Lëvizja për Universitetin) dhe ka publikuar reagimin e Kolës rreth plagjiaturës së ministres së Shëndetësisë.
Kujtojmë që Taulant Muka i cili dha dorëheqje vetëm pak ditë pasi mori postin e zv. ministrit të Arsimit, një ndër arsyet që ai artikuloi për vendimin e tij, ishte dhe mos-gadishmëria që gjeti për idenë e tij për të bërë vetting të doktoraturave.
Reagimi i plotë:
Plagjiatura e Ministres së Shëndetësise- Një evidentim i Plagjiaturës nga VLADIMIR KOLA me të cilin pajtohem plotësisht!
Vladimir Kola
“Siç mund të keni dëgjuar Lëvizja për “Për Universitetin” ka akuzuar Ministren Ogerta Manastirliu se ka kopjuar një pjesë të Tezës së Doktoraturës. Po ju vendos ca krahasime të tekstit.
Dua të vë në dukje se Ogerta Manastirliu nuk e ka vënë fare ne bibliografinë e Tezës së saj, Tezën e shkruar nga Fannie Mnisi, gjë që tregon qartazi se Ogerta Manastirliu nuk ka dashur të zbulohet se ka konsultuar (dhe një pjesë e ka kopjuar) Tezën e shkruar nga Fannie Mnisi.
Dua ta bej të qartë se pjesa me e madhe e këtij krahasimi është vënë në dukje përpara, nga Lëvizja “Për Universitetin” (atyre u shkon merita që më shtynë të shihja edhe unë tekstin e të dy Tezave) në faqen e tyre në facebook:
https://www.facebook.com/…/pcb.194080320…/1940802862624355/…
Ata e kanë bërë krahasimin e tekstit me format foto.
Ndërsa teksti i krahasuar nga unë, është tekst i lirë dhe më i skematizuar.
TEZA NE ANGLISHT
http://uir.unisa.ac.za/…/handle/10500/2274/dissertation.pdf…
TEZA NE SHQIP
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Ogerta-M…
“Menaxhimi jo i përshtatshëm i mbetjeve urbane dhe të rrezikshme nuk prek vetëm
vendet e zhvilluara por mbi të gjitha vendet e varfëra. Për shembull, rreth 500 vjet më
parë, disa qytete europiane u prekën nga sëmundje si kolera, tifo, malarja dhe epidemi
të tjera si rezultat i grumbullimit të mbeturinave përgjatë rrugëve (Yong-Chung et al.,
2005). Për më tepër, disa vende të zhvilluara e patën të vështirë të përcaktonin vendgrumbullime
mbetjesh apo të ndërtonin landfill-e për shkak të mungesës së tokës apo
të kundërshtimeve publike për arsye të perceptimit negativ që kishte ndaj landfill-eve
apo vendet e grumbullimit të mbetjeve (EI-Fadel et al., 1995).”
“The inappropriate management of solid and hazardous waste does not only affect developing
countries such as those located on the African continent. For instance, nearly 500 years ago,
European cities were spawned with outbreaks of cholera, typhoid and plague epidemics resulting
from widespread accumulation of waste along roadsides (Yong-Chung et al., 2005). Moreover,
some of the developed countries find it difficult to establish new landfill sites due to land scarcity
and large-scale opposition from the general public because of the negative perceptions associated
with landfill sites and other waste disposal sites (EI-Fadel et al., 1995)”
” Megjithatë, shumë vende të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
grumbullojnë rreth 95% të mbetjeve të tyre në landfill-e, ndërkohë që rreth 80% e tyre
konsiderohen të rrezikshme (EI-Fadel et al., 1995). Në Shtetet e Bashkuara, metoda e
landfill-it vijon të mbetet më e përshtatshmja dhe metoda më kosto-efektive për
trajtimin e mbeturinave, pavarsisht historisë së problemeve mjedisore që kanë prekur
disa nga popullatat që jetojnë aty (Yong-Chung et al., 2005; EI-Fadel et al., 1995).
Sot, vende si Kanadaja dhe Japonia janë duke ndryshuar praktikat e tyre nga ndërtimi
i landfill-eve tek ai i inceneratorëve.”
“However, most developed countries such as the United States of America (USA) still dispose about
95 per cent of their solid waste by means of landfills, while approximately 80 per cent of the waste
is hazardous (EI-Fadel et al., 1995). In the USA, landfill sites continue to be the most convenient
and cost effective method for waste disposal despite the history of environmental disasters that
have negatively affected some of the populations living there (Yong-Chung et al., 2005 & El-Fadel
et al., 1995). Inevitably, some of the developed countries, like Japan and Canada, are gradually
shifting their waste disposal practices from establishing landfills towards incineration. ”
Përtej përdorimit të landfill-eve dhe incineratorëve, një rëndësi të vecantë në
menaxhimin e mbetjeve ka menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave me theks mbi
riciklimin, ripërdorimin, reduktimin dhe parandalimin e mbetjeve. Megjithatë, vetëm
disa vende të zhvilluara kanë dëshmuar progres të konsiderueshëm në këtë praktikë.
Për shembull, Danimarka është vendi i parë në botë që ka nisur një skemë taksimi të
plotë për mbetjet në politikën e menaxhimit të mbeturinave me theks mbi
ripërdorimin dhe riciklimin e mbeturinave që nga mesi i viteve 1980 (Middleton,
2004). Ky trend është gjithashtu i dukshem në vende të tilla si Zvicra dhe Gjermania,
ku ka iniciativa të suksesshme të riciklimit të shisheve dhe ambalazheve të ndryshme.
Në fakt, norma mesatare për riciklimin e ambalazheve të qelqit është rritur nga 22%
në vitin 1980 në 32% në fund të viteve 1980, për shumicën e vendeve të OECD-së
(Organisation for Economic Co-operation and Development).
Përveç kësaj, shumë vende në mbarë botën janë duke u përpjekur për parandalimin e
mbetjeve të industrive prodhuese të ndryshme përmes një theksi mbi prodhimin e
pastër. Kjo arrihet nëpërmjet proceseve që janë përmbledhur si (Middleton, 2004):
Ruajtja e energjisë dhe lëndëve të para
Reduktimi në përdorimin e substancave toksike ose lëndëve mjedisore të
Dëmshme
Reduktimi i sasisë dhe shkarkimeve toksike të mbetjeve
Zgjatja e qëndrueshmërisë së produktit
Beyond the use of landfills and incinerators, the global trend in waste management is towards
sustainable waste management with an emphasis on recycling, reusing, reduction, and prevention
of waste materials. However, only a few developed countries have witnessed considerable
progress in this practice. For instance, Denmark is reputed to be the first country in the world to
launch a comprehensive waste taxation scheme in their waste management policy in order to
inculcate the reusing and recycling of waste as early as the mid-1980s (Middleton, 2004). This
trend is also apparent in countries such as Switzerland and Germany, whereby there are
successful initiatives to recycle bottle containers. In fact, the average recovery rate for the recycling
of glass containers has increased from 22 per cent in 1980 to 32 per cent in the late 1980s, for
most of the OECD countries. In addition, many countries worldwide are now attempting to reach
waste prevention in their different manufacturing industries through an emphasis on cleaner
production. This is achieved through processes that are summarised by Middleton (2004:248) as:
o Conservation of energy and raw materials
o Reduction in the use of toxic or environmentally harmful substances
o Reduction of the quantity and toxicity of wastes and pollutant discharges
o Extension of product durability
Mbetjet e ngurta që nuk menaxhohen siç
duhet, përbëjnë rrezik të madh mjedisor, me implikime negative për jetën e njeriut
dhe qëndrueshmërinë e mjedisit (Kum et al., 2005)
Solid and hazardous waste cannot be managed efficiently and effectively, unless its origin or sources, composition, quantities, processes and the associated environmental risks are thoroughly understood (Kum et al., 2005).
Menaxhimi jo i duhur i përbërjeve të mbetjeve është një sfidë globale mjedisore e cila vjen drejtëpërdrejt nga aktiviteti njerëzor i shfrenuar. Kjo sfidë prek komunitetin dhe cilësinë e mjedisit në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Megjithatë, sfidat që po përballojnë vendet në zhvillim, jo domosdoshmërisht janë të njëjtat me ato të vendeve të zhvilluara. Ndryshimet mes këtyre vendeve i përkasin mospërputhjeve që ato paraqesin në statusin social dhe ekonomik, nivelin e industrializimit, urbanizimit dhe atij arsimor (Kassim & Ali, 2005).
The improper management of waste materials is a global environmental challenge arising from unrestrained human activities. This challenge affects various communities and environmental quality in developed as well as developing countries. However, the challenges faced by the developed countries are not necessarily the same as those experienced in the developing countries. The differences between these countries are mainly attributed to discrepancies in their socio-economic status, levels of industrialisation, urbanisation and levels of education (Kassim & Ali, 2005).
Një nga sfidat e zhvillimit të mjedisit me të cilat ballafaqohet sot Tirana ka të bëjë me menaxhimin e mbeturinave të ngurta në qytet dhe në rrethinat e saj. Mbetjet e ngurta i referohen materialeve të ndryshme të ngurta dhe gjysmë-të ngurta, që burojnë nga ekonomitë familjare, industriale, tregtare, si dhe aktivitetet bujqësore (Hill 2004).
One of the development and environmental challenges facing the new and often poorly-resourced local municipalities in South Africa relates to solid waste management in previously disadvantaged rural areas. Solid waste refers to refuse and other discarded materials and semi-solid material emanating from households, industrial, commercial, as well as agricultural activities (Hill, 2004).
Qëllimi kryesor i këtij studimi është vlerësimi i problematikave mjedisore që mbarten nga landfill-i i Sharrës, si landfill-i i vetëm i qytetit të Tiranës… Ky studim ka për synim të adresojë objektivat si më poshtë vijojnë:
• Identifikimin e burimeve kryesore të ndotjes mjedisore në fushën e Sharrës.
• Klasifikimin dhe vlerësimin e impaktit të mbetjeve në landfill-in e Sharrës përpara dhe pas ndërhyrjeve.
• Sygjerimin e masave përmirësuese, në kuadër të zbatimit të një strategjie të integruar dhe të qëndrueshme të menaxhimit të mbetjeve.
The primary aim of the current research was to assess the environmental risks associated with
three unregulated landfill sites under the jurisdiction of the Albert Luthuli Municipality. This research
aim was addressed by means of the following objectives, namely to:
1) Identify the different sources of waste materials entering unregulated landfill sites of the
Municipality;
2) Classify and evaluate the type of waste disposed at the landfill sites;
5) Suggest possible mitigations measures to implement a sustainable and integrated waste
management strategy for the municipality. ”
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post