06:55 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plagjiatura/ Pedagogu: Manastirliu e fundit që duhet të ikë, ja kush mban përgjegjësi

21:41 | 04/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagjiatura/ Pedagogu: Manastirliu e fundit që duhet të ikë, ja kush mban përgjegjësi

Rastet e shumta me plagjiaturat në Shqipëri, pedagogu Endri Shabani i sheh si një simptomë të një sistemi të sëmurë.

Në një lidhje me skype për Ora News nga Universiteti i Oksfordit në Londër ku po kryen kërkime shkencore, Shabani e sheh çështjen si një problem të gjithë Bllokut Lindor.

Ai thotë se kultivimi i të ashtuquajturës plagjiaturë apo vjedhje idesh, fillon që në klasat fillore e deri tek Universitetet.

Shabani: Është realisht simptomë e një sistemi të sëmurë. Është sikur të shohësh temperaturën dhe ti vësh kompresa, por problemi kryesor është infeksioni që trupi ka marrë.Plagjiatura është vjedhje e ideve. Ky nuk është një problem vetëm shqiptar. I gjithë blloku lindor që morën sistemin sovjetik, i gjithë sistemi arsimor nga nivelet më të ulëta në Universitet, studenti përgatitet të riprodhojë.

Të riprodhojë atë që gjen tek teksti, atë që i ka dhënë mësuesja dhe kjo vlerësohet.Sa më mirë ta riprodhosh ti, sa më mirë ta bësh plagjiaturën, aq më shumë vlerësohesh në sistem. Ky është një problem sistemik i sistemit arsimor. Së dyti, mungesa e kërkimit shkencor. Universitetet shqiptare nuk kanë kërkim shkencor sepse nuk vlerësohet kërkimi shkencor. Nuk vlerësohet nga qeveria së pari.

I pyetur nëse duhet të ngrihet një komision për të kaluar në filtër të gjithë rastet e plagjiaturave, Shabani ka këtë përgjigje:

Shabani: Do ishte një kompresë që do ulte temperaturën, por nuk do të luftonte infeksionin. Problemi është që pedagogët në Shqipëri nuk kanë incentivë për të bërë kërkim shkencor.Bizneset më të mëdha shqiptare e kanë zero fondin për kërkim shkencor.

Nuk ka biznese të suksesshme në Angli, Amerikë dhe kudo që të mos kenë para për inovacionin dhe kërkimin shkencor. Pse duhet që dikush të gjenerojë diçka të re në momentin që kjo nuk vlerësohet? Fatkeqësisht dhe mënyra si po trajtohet në rastin e Ministres së Shëndetësisë është gjobëvënie. Një grup i nxjerr një grupi tjetër diçka.

Megjithatë dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe në rastin e Ministres së Shëndetësisë, pedagogu e drejton gishtin nga trupa e vlerësimit.

Shabani: Mendoj që personi i fundit që duhet të ikë është Ministrja në fjalë, sigurisht dhe ajo mban përgjegjësi.Por janë paneli që ka vlerësuar Doktoraturën. Ka një program që për 5 minuta mund të thotë nëse është kopje.Po flasim për kopje ordinere, jo vjedhje idesh. Por t’ia marrë punën dikujt tjetër, ta përkthesh dhe ta nxjerrësh.

 

 

Etiketa: manastirliupedagogu Endri Shabaniplagjiatura
Pas

Ambasada e SHBA-ve mbyll dyert nesër. Ja arsyeja

Para

Plagjiatura e ministres së Shëndetësisë, reagon Taulant Muka

Para
Dokumenti/ Zbulohet letra e Mukës për Edi Ramën, pse dha dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit

Plagjiatura e ministres së Shëndetësisë, reagon Taulant Muka

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.