Vetëm pak minuta më parë në Tiranë është plagosur me thikë një 42-vjeçar.
Azgan Cengu goditi me thikë 42-vjeçarin me iniciale B.H për motive të dobta. Autori 27-vjeçar është arrestuar menjëherë nga policia.
Sipas policise, 27-vjeçari mbrapa Pallatit të Kulturës ka goditur me mjete prerëse për motive të dobëta 42-vjeçarin.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”. (J.V/Shuplaka)