Një shtetas 51 vjeçar D.L ka përfunduar në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi është sulmuar me mjete prerërese nga pronari i banesës ku po kryente disa punime.
Policia ka vënë në pranga 44-vjeçarin S. A (i dënuar më parë për vjedhje) pasi pas një konflikti me punëtorin që kishte marrë në banesë për ti kryer disa punime e ka plagosur atë rëndë.
Njoftimi i plotë:
Plagos me mjet prerës për motive të dobëta, punëtorin që po i kryente punime në banesë, në pranga 44-vjeçari.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, arrestuan në flagrancë, shtetasin:
– S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A. I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.