Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Tropojë rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Dy të rinj janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri tek ndërsa po ushëtonin me kamion në aksin rrugor që lidh Dushajn me Lekbibajn.
Në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajës” dy të rinjtë të cilët janë Fatjon Markaj 26 vjeç dhe Ermal Rosaj 26 vjeç Të dy shtetasit po udhëtonin me një mjet tip kamionçinë ku i kanë dalë pritë në rrugë dy persona me maska të cilët kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të tyre duke i lënë edhe të plagosur, raporton BalkanËeb.
Më pas dy agresorëve i është bllokuar arma dhe kanë nxjerrë nga kamioni dy të plagosurit duke i goditur me qytën e armës.
Veprimi i fundit i dy agresorëve ka qenë djegia e kamionçinës. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
(B.H/Shuplaka)