10:56 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plagosën kalimtaren pas përplasjes me armë në Shkodër, merret vendimi për 4 të arrestuarit

09:35 | 09/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosën kalimtaren pas përplasjes me armë në Shkodër, merret vendimi për 4 të arrestuarit

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 4 të arrestuarit për përplasjen me armë zjarri në qendër të Shkodrës.

Ension Buraku, Argjend Rexha, Riad Xheladini dhe Liridon Lusha, tentuan të vrisnin me pistoletë Mirsad Metën, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës. Nga shkëmbimi i zjarrit në Pedonalen e Shkodrës mbeti e plagosur kalimtarja Liljana Jeremia.

Gjatë dëshmisë së dhënë në Gjykatën e Shkodrës Ension Buraka ka deklaruar se fillimisht ka qelluar ndaj tyre Mirsad Meta dhe ato i jane kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje.

Ension Buraku, personi që së bashku me tre persona të tjerë Argjend Rexha nga Durrësi, Riad Xheladini nga Shkupi dhe Liridon Lusha nga Shkodra, kishin planifikuar ekzekutimin e Mirsad Meta.

Motivi i kësaj tentative vrasje, sipas dyshimeve të policisë dhe prokurorisë ka qenë marrëveshjet e tyre të mëparshme në Gjermani mes Mirsad Meta dhe Ension Buraku.

Por situata mes tyre është agravuar akoma dhe më tepër, kur në 26 janar 2020 në banesën e Ornela Buraka, efektive policie në Durrës dhe motra e Ension Buraka, ka shpërthyer një sasi tritoli, duke sjellë vetëm dëme materiale.

Ension Buraka ka dyshuar menjëherë se ky akt-kriminal është kryer nga kundërshtari i tij Mirsad Meta, në Shkodër.

Në rrëfimin që autori kryesor i këtij atentati Ension Buraku, ka treguar në polici versionin e tij duke marrë përsipër të gjithë ngjarjen dhe duke deklaruar se miqtë e tij nuk kishin dijeni pse ishin thirrur.

Buraku është shprehur në polici se:“…në 5 shkurt 2020, unë së bashku me shokët e mi, Argjend Rexha dhe Riad Gjeladini,të cilët i njoh prej disa kohësh, konkretisht Riadin e njoh në shtetin e Gjermanisë, kurse Argjendin e njoh në Shqipëri, i kam takuar në qytetin e Durrësit dhe gjatë bisedave, u shpreha dëshirën atyre që së bashku të pimë një kafe në qytetin e Shkodrës.”

Etiketa: argjend rexhaension burakaliridon lushamirsad medtaraid xheladini
Pas

Paniku nga koronavirusi, rritet numri i të infektuarve në Francë

Para

Finalja e Sanremos! Ja kush triumfoi në edicionin e 70-të

Para
Finalja e Sanremos! Ja kush triumfoi në edicionin e 70-të

Finalja e Sanremos! Ja kush triumfoi në edicionin e 70-të

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një azil në Spanjë, humb jetën një i moshuar, plagosen 19 të tjerë

Gjenden tre armë zjarri dhe fishekë në një automjet në portin e Durrësit, shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Kosova

Dhunuan 54-vjeçarin, e lënduan në kokë dhe…/ Policia e Sarandës shoqëron grupin e shtetasve turq, arreston njërin prej tyre

Këmbimi valutor: Bie dollari, euro vijon në nivele të ulëta

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Drinks”, goditet kontrabanda e pijeve alkoolike

Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy automjete, plagoset një person

463 turistë gjermanë mbërrijnë në Portin e Durrësit me kroçerën “MV Deutschland”

Asgjësohen mbi 1880 fidanë kanabis në Mallakastër! Kapen duke ujitur parcelën, arrestohen dy persona

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, gjashtë të vdekur dhe 21 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.