Dy persona kanë rënë në prangat e policise si të dyshuar për plagosje me armë mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar.
Të rinjtë me iniciale A.P dhe B.GJ dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S.K. 18 vjeç, banues në Durrës i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arritur që të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale njw armw zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit A.P. parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.
“Përkrahja e autorit të krimit”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit B. Gj. parashikuar në nenet 302 dhe 278/1 të Kodit Penal.
(S.M/Faxweb.al)