ôshtë arrestuar personi i dytë si autor i dyshuar për plagosjen e dy vëllezërve në Burrel për motive të dobëta përkatësisht A.Sh 25-vjeç dhe A.Sh., 22-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur më 4 janar të këtij viti ndërsa mësohet se personi i arrestuar është shtetasi L.L si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Policia ka mundur të arrestojë pak ditë pas ngjarjes njërin prej autorëve, A.N, 28 vjeç, banues në fshatin Shëlli, Macukull, Bashkia Mat.
28- vjeçari i arrestuar në bashkëpunim me dy personat e tjerë të shpallur në kërkim, pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, lagjia “Partizani”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.Sh., 25 vjeç dhe A.Sh., 22 vjeç, banues në Burrel.
Njoftimi i Policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Kapet dhe arrestohet autori i dytë, i cili me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, plagosën me thikë dy vëllezër.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, pas një pune dhe hetimi 3 mujorë, gjatë ditës së sotme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e personit në kërkim :
L. L., 26 vjeç, banues në Burrel.
Ky shtetas me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me shtetasin A.N, (i arrestuar ditën e ngjarjes), dhe shtetasin e shpallur në kërkim XH.M , pas një konfliktit për motive të dobëta, në rrugën ”Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.SH 25 vjeç dhe A.Sh 22 vjeç, banues në Burrel.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)