Në Gramsh policia ka arrestuar 3 persona në flagrancë. Dyshohet se kanë goditur me një mjet të mprehtë shtetasin me iniciale R.Y.
Të arrestuarit janë Aleks Zh 23 vjeç, Eros S, 19 vjeç dhe F.L 19 vjeç. Ende nuk dihet pse ka ndodhur ngjarja. Policia ndodhet në vendngjarje edhe po heton.
Arrestimi i tyre, u bë pasi më datë 29.07.2017, në vendin e quajtur “Kthesa e arkës së kursimit” Gramsh, në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të kenë goditur me mjet të mprehtë shtetasin R.Y., 27 vjeç banues në Gramsh, i cili është dëmtuar në pjesën e barkut dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 88, 25 dhe 274 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)