Sot, pasdite në sallën operative Kukës’ është marrë një telefonatë se në fshatin Varen, është dëmtuar një shtetas.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë ku u konstatua se;
Në fshatin Varen, shtetasi L.L., 34 vjeç, është goditur me sende të forta për motive tê dobëta, nga shtetasit D.B., dhe U.B.
I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Kukësit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e autorëve.