Është dëmtuar aksidentalisht në zonën e Sopotit një punonjës policie. Polici me iniciale B.H është transportuar për në spitalin e Tiranës për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Dëmtohet aksidentalisht punonjësi i Policisë në zonën e Sopotit.
Gjatë kontrollit të territorit mbi Palohor në një terren të pyllëzuar e të thepisur, në afërsi të malit Sopot, punonjësi i Policisë B.H, duke kontrolluar në këmbë territorin është rrëzuar aksidentalisht dhe u dëmtua në shpatull dhe kokë. Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Pas ndihmës së parë të dhënë në spital, Polici i lënduar do të transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka telefonuar menjëherë punonjësin e Policisë duke i uruar shërim të shpejtë dhe i siguroi se do të merret çdo masë e nevojshme dhe ndihmë mjekësore. (J.V/Shuplaka)