Një ish-lider komunist, tani me detyrë avokat në Prishtinë, ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme pranë shtëpisë së tij në Prishtinë.
Burime për kosovaren “Indeks” kanë bërë të ditur se ai ka marrë plumba në kraharor dhe është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 07:50. Sipas tij, është një person I cili ka shtënë në viktimën, në këtë rast avokatin Vllasi.
Autori i plagosjes është shpallur në kërkim.
(XH.A/SHUPLAKA)