Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në Pukë. Një 30 vjeçar është plagosur me armë zjarri. I plagosuri është shtetasi Petrit Biba.
Sipas raportimeve të para 30 vjeçari është në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kaftall.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se 30 vjeçari është punonjës pranë kantierin të ndërtimit të hidrocentralit në Kaftall.
Informacion Paraprak
Me datë 08.02.2019 në orën 20:25, kemi marrë njoftim se në fshatin Vrrithë, Pukë në afërsi të Hidrocentralit është plagosur me armë zjarri shtetasi P. B. 30 vjeç, banues në Rubik, Mirditë, i cili po dergohet në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
(M.Q/Faxweb.al)