Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Ngjeqar, Roskovec. Në një lokal në fshatin Ngjeqar është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi R.G, 50 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi U.S banues në Ngjeqar, (dyshohet se ka qënë në gjendje të dehur), ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R.G (i cili kishte shkuar për vizitë te motra e tij në fshatin Ngjeqar)
Eshtë shpallur në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe po punohet për kapjen e tij.Shtetasi R.G ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
(M.D/Shuplaka)