Një 55 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Peqin. Burime bëjnë me dije se personi i plagosur është shtetasi Diell Çela, ndësa autori i dyshuar Sokol Dehima.
Policia ka shpallur në kërkim autorin, ndërkohë që fillimisht ka pasur një sherr verbal mes tyre.
Njoftimi i policisë: Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.