Mbrëmjen e djeshme në Tiranë pas një sherri në bulevardin “Zhan D’ark një 16 vjecar mbeti i plagosur pasi u godit me thikë nga një person tjetër i cili u shpall në kërkim nga Policia menjëherë pas identifikimit.
Shtetasi me inicialet N. K., 27 vjeç ka goditur me thikë për motive të dobëta të miturin me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Tiranës ka kryer edhe një sërë arrestimesh të tjera për shkeljen e qarkullimin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, përkatësisht shtetasit E. Sh., 23 vjeç dhe A. K., 55 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në vijim të punës për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar, si dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasit N. K., 27 vjeç. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. Sh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
A. K., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
•Më datë 03.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.K., 48 vjeç, pasi është përfshirë në një aksident me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi E. L., i cili pas marrjes të ndihmës mjekësore, u largua për në banesë.
Paraprake: Është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasi E. H., rreth 50 vjeç, pasi ditën e djeshme dyshohet se me një mjet prerës ka dëmtuar damarët e dorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.