Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër në fshatin Shtoj i Ri në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit.
Burime për Fax News bëjnë me dije se ëshët plagosur Besnik Idrizi, 42 vjeç dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka arrestuar shtetasin Agron Begaj 47 vjeç, si autor i plagosjes me thikë të 42-vjeçarit.
Informacioni i policisë
Me datë 09.02.2020, rreth orës 12:50, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër gjatë një konfikti të çastit, shtetasi Agron Begaj 47 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (Thikë) shtetasin Besnik Idrizi 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të shpejtë të forcave policore u bë kapja dhe arrestimi autorit të dyshuar
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje
Discussion about this post