Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, teksa shtetasi A.Gj., 26 vjeç ka goditur me thikë shtetasin A.Gj., 22 vjeç.
Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia po vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër
Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon autorin dhe vijon kërkimet për kapjen e tij.
Rreth orës 09:10, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. Gj., 26 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i cili po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 26-vjeçarit
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Discussion about this post