Një tjetër minator ka mbetur sot i plagosur në minierën e kromit në Batër-Martanesh.
Policia njofton se shtetasi N.L, rreth 53 vjeç, banues në Mat, ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak;
Rreth orës 10.30, Salla operative e Komisariatit të Bulqizës, ka marrë informacion se në minierën e kromit është aksidentuar një shtetas (zjarrmëtar miniere).
Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se:
Në minierën e kromit në Batër-Martanesh, Bulqizë gjatë punës është aksidentuar në galeri shtetasit N.L, rreth 53 vjeç, banues në Mat, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.
(E.K/FAXWEB.AL)