Një 37-VJECAR shqiptar po lufton me jetën në Spitalin Achillopoulos të Volos të Greqisë pasi është qëlluar me lomb në kokë teksa ishte me mikun e tij për gjueti.
Mediat greke raportojnë se paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa 37-vjeçari shqiptar kishte shkuar bashkë me mikun e tij për gjueti në zonën e Velestino ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar me saçmë në kokë.
Shoku I tij nga armë e të cilit dyshohet se është qëlluar, një 45-vjeçar po merret në pyetje nga autoritetet, nga ku pritet të hidhet më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)