Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur disa minuta më parë në Patos të Fierit, ku një 52-vjeçar është plagosur me armë zjarri.
sipas informacioneve të para, mësohet se 52-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në Spitalin e Fierit.
Burime bëjnë me dije se 52-vjeçari ka dy plagë në kraharor, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15.
I plagosuri ka mbërritur vetë në spital me makine e tij, ndërsa mësohet se sapo ka dalë nga salla e operacionit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
(B.B/ Faxweb.al)