Një tjetër palgosje me thikë ka ndodhur në Korçcë ku sipas Policisë, në Spitalin e këtij qyteti ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 35 vjeç ndërsa dyshohet të jetë plagosur në lagjen nr. 9, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër.
Ai ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa Policia ka indetifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
“Më datë 12.03.2020, në Spitalin e Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet të jetë plagosur në lagjen nr. 9, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër. Shtetasi E. P., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar, të cilin Policia e ka identifikuar”, njofton Policia.
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbremjen e sotme në Elbasan ku një i ri është plagosur me thikë nga tre persona të maskuar.
Tre persona të maskuar plagosin 21-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital
(F.GJ/FAXWEB.AL)