Tre efektivë policie kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Sipas njoftimit të policisë në lagjen ‘5 Maji’, në një dyqan ushqimor ka hyrë për të grabitur shtetasi Irfan Halimllari, rreth 50 vjeç, i cili ka marrë lekët e xhiros rreth 20 mijë lekë të reja të dyqanit e më pas është larguar.
Me të marrë njoftimin, një Patrullë e Policisë së Elbasanit ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar autorin me mjetin prerës në dorë.
I ndodhur në këto kushte, Halimllari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës.
Punonjësit e Patrullës kanë ndërhyrë per ta parandaluar dhe gjatë neutralizimit të autorit, janë lënduar 3 punonjësit e Policisë, të cilët morën ndihmën mjekësore në spital.
Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e lekëve dhe një mjet prerës gërshërë.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.