Rudolf Nikolli, i cili plagosi me armë 5 persona ditën e sotme në xhaminë Dine Hoxha në Rrugën e Kavajës do të përballet me akuzën e terrorizmit.
Mësohet se akuza i është komunikuar nga Gjykata e Tiranës këtë të hënë.
34-vjeçari i cili ishte përfshirë dhe në një konflikt tjetër një muaj më parë, po plagosje me thikë, dyshohet se ka qenë i ndikuar nga ekstremizmi fetar në aktivitetin e tij.
Me një thikë ai hyri brenda ambienteve të xhamisë dhe plagosi 5 persona, ndërsa i ati i tij tha se ai kishte pasur lidhje me disa imamë dhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka dyshime të forta që ai ka qenë në gjendje të rënduar të shëndetit mendor.