Oficeri i Burgjeve që u arrestua për plagosjen e biznesmenit Pëllumb Gjoka mbrëmjen e së hënës, doli dje para Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë, shkruan “Panorama”.
Kleant Musabelliu, përmes avokatit të tij, ka deklaruar se ka qëlluar në ajër dhe jo në rreze të drejtpërdrejtë, për të mbojtur jetën e djalit të tij.
“Nuk do ta bëja kurrë një veprim të tillë, por e kam bërë vetëm për të mbrojtur jetën e djalit tim. Me aq sa mbaj mend, kam qëlluar në ajër, jo në rreze të drejtpërdrejtë, dhe kam qenë në një gjendje shumë të rëndë psikike”.
Ai është justifikuar se është detyruar të qëllojë pasi si mbrojtje pas sulmit agresiv të biznesmenit dhe personave që e shoqëronin, që ai deklaron se e kanë qëlluar me grushte në kokë dhe në trup.
“Kam shkuar bashkë me djalin që ta takoja për të sqaruar zënkën që kishin pasur fëmijët tanë. Por që në fillim të bisedës jam përballur me agresivitetin e tij dhe të personave që e shoqëronin. Ata më kanë qëlluar me grushte në kokë dhe me bërryla në shpinë”, është shprehur Musabelliu.
Avokati I tij Ilir Murati I ka kërkuar gjykatës që veprimi i Kleant Musabelliut nuk duhet të konsiderohet vrasje me dashje e mbetur në tentativë, por vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes së nevojshme.
Kleant Musabelliu dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka ishin konfliktuar tek Pazari i Ri në Tiranë pasi ishin takuar për tsqaruar në lidhje me zënkën e djemve të tyre. (B.H/Shuplaka)