Një 66-vjeçar banues në fshatin Vashtmi të Korçës është arrestuar ditën e sotme pasi një ditë më parë dyshohet se ka plagosur me mjet prerës dy të rinjë, përkatësisht shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vashtmi, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.9 të Korçës ndërsa policia thotë se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Ndërkohë një tjetër person është arrestuar në të njëjtin qytet dhe bëhet fjalë për A.T., 21-vjeç banues në korçë.
Ditët e fundit në lagjen nr. 1 dhe nr. 10, të qytetit të Korçës, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve A. P., dhe R. M., pajisje elektroshtëpiake dhe disa orendi të ndryshme.
Njoftimi i Policisë:
Policia arreston në flagrancë 2 shtetas për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- ) K. H., 66 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq.
Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
- ) A. T., 21 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në datat 24.01.2020 dhe 25.01.2020, në lagjen nr. 1 dhe nr. 10, të qytetit të Korçës, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve A. P., dhe R. M., pajisje elektroshtëpiake dhe disa orendi të ndryshme.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)