Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg” për Renald Cenaj, i cili akuzohet për “plagosje të rënde me dashje”, “mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit”, “prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”.
Sjellim në vëmendje që Cenaj dyshohet si autor i plagosjes me armë të 35-vjecarit Fisnik Musa dhe u kap ne Fier pasi u largua ne vendin e ngjarjes.
Nga të dhënat e deritanishme, ka dyshime se sherri në fjalë ka ndodhur pas përplasjes mes dy grupeve rivale, ku mbetën të plagosur Anton Shyti, 37 vjeç dhe Besi Xhafaj, 26 vjeç (Pjesë e një njërit prej grupi rival) dhe bashkëpronari i lokalit Fisnik Musa, 35 vjeç, (pjesë e grupit tjetër). Ne pranga përfundoi Renald Cenaj, ndërsa janë ende ne kërkim A.Q dhe D.M. (J.V/Shuplaka)