08:17 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plagosi me armë 4 rojet e klubit të natës, drejtori i Policisë: Arrestimi i Mehmetit është çështje orësh

19:07 | 06/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosi katër roje në klubin e natës, identifikohet autori i ngjarjes së rëndë (Pamjet si nisi sherri)

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se arrestimi i Astrit Mehmetit i njohur me nofkën “Llepota” është çështje orësh.

Sipas Qalajt, Mehmeti do të arrestohet në momentin kur ta kuptojnë vendndodhjen e tij.

 “Në momentin e parë që kemi informacion ku është Astrit Mehmeti, do ta arrestojmë. Jemi duke punuar, besoj që do të arrestohet shumë shpejt. Është cështje e hetimeve dhe verifikimit të vendndodhjes, në momentin e parë që merret vesh vendndodhja e tij, nuk ka person që është i paprekshëm, është çështje orësh ose ditësh kur do të arrestohet” tha Qalaj për T7.

Drejtori i Policisë së Kosovës u shpreh se Mehmeti ka kryer një vepër të tmerrshme dhe për këtë do të japë përgjegjësi.

I pyetur nëse ka mundësi që të mos jetë në krye të Policisë me Qeverinë e re, Qalaj ka thënë se për të është e rëndësishme që Policia të funksionojë.

“Për mua është e rëndësishme që të funksionojë, por nuk është e rëndësishme kush do të jetë drejtor i përgjithshëm i Policisë”, ka thënë Qalaj.

Astrit Mehmeti i njohur me nofkën “Llepota”, është i dyshuar për plagosjen e katër rojeve të klubit të natës “Duplex” në Prishtinë.

Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, dyshohet ka hapur zjarr ndaj katër rojeve të sigurimit të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti. Të dy shoqëruesit e tij, po ashtu, kanë qenë të armatosur.

Grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të “Duplex” janë gjuajtur me armë zjarri në hyrje të klubit të natës. Brenda disa sekondave janë dëgjuar të krisura armësh, të cilat kanë krijuar panik tek qytetarët e pranishëm.

Pas

VIDEO/ “Tërmeti shembi shtetin shqiptar”, Fatbardh Kadili: Pse Basha nuk e pranoi ftesën e Ramës për t’u ulur bashkë

Para

Ishte në kërkim nga drejtësia, zbulohet lidhja e 56-vjeçarit të arrestuar sot me “Ben Qimen”

Para
Ishte në kërkim nga drejtësia, zbulohet lidhja e 56-vjeçarit të arrestuar sot me “Ben Qimen”

Ishte në kërkim nga drejtësia, zbulohet lidhja e 56-vjeçarit të arrestuar sot me “Ben Qimen”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fati i “buzëqesh” Portugalisë, mund me penallti Spanjën në finalen e madhe të Nations League

Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit, tentohet zhbllokimi pas ngërçit 2-mujor

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 qershor 2025

Irani pretendon se ka dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit, ministri iranian i Inteligjencës: Do t’i publikojmë së shpejti

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.