Një 33-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Bëhet me dije se Ilir Buçeza 33 vjeç, ishte në arrati prej 3 muajsh, pasi plagosi me armë zjarri djalin e xhaxhait 24-vjeçarin Eduart Buçeza.
Gjykata e Durrësit ka dënuar Buçezën me burg për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 21 maj të këtij viti, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta në fshatin Shënavlash, Buçeza plagosi djalin e xhaxhait me armë zjarri.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënavlashi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Plagosi me armë zjarri, një 24-vjeçar, rreth 3 muaj më parë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të kryera në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori kundër Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës lokalizoi, kapi dhe vuri në pranga shtetasin Ilir Buçeza 33 vjeç.
33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 30.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas dyshohet së më datë 21.05.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shënavlash, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. B., 24 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.