Mesditën e sotme, rreth orës 14:00, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit, janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taxi.
Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë , i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e ka identifikuar autorin dhe ka arrestuar autorin i cili është A.P , 40 vjeç banues në lagjen 24 Maji.
Debati ka ndodhur për klientë dhe vendqendrim taksie. Një taksist privat është konfliktuar me taksistin me licensë. Taksisti privat A. P pas sherrit e ka qëlluar taksistin K. B me kaçavide. Për pasojë K. B është në spital duke marrë mjekim, jashtë rrezikut ndërsa autori është ndaluar nga policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.