Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ëditën e djeshme në qytetin e Fierit për vrasje të mbetur në tentativë. 22 vjeçari për motive të dobta ka goditur dy herë me thikë shtetasin E.M, 19 vjeç.
DETAJE:
Në datën 13.07.2017, në orën 23:30, në lagjen “Liri”, shtetasi Florjan Malaj, për motive të dobëta ka goditur dy herë me një mjet prerës (thikë) shtetasin E.M, 19 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero”, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi: Florjan Malaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero” Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 76 e 22 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post