Po tentonte të arratisej nga Italia, por policia italiane e ka arrestuar shqiptarin Andi Arapi 29 vjeç, një prej 4 personave të dënuar për plagosjen me thikë të djalit të prezantueses së njohur italiane Simona Ventura.
Deri para marrjes së vendimit nga Gjykata e Milanos ai po hetohej në gjendje të lirë.
Andi Arapi është gjykuar bashkëfajtor në aktin e dhunshëm dhe Gjykata e Milanos e ka dënuar me 5 vite burg.
Por menjëherë pas vendimit ai i është fshehur drejtësisë e një ditë më parë ka tentuar të largohet drejt Shqipërisë me një traget linje.
Andi Arapi u arrestua dje në mbrëmje në Bari e ndaj tij është ekzekutuar urdhëri i arrestimit.
Shqiptari tjetër i përfshirë në këtë ngjarje, Albano Jakaj, është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg.
Nicolo Betarini, djali i Simona Venturës, e ish-futbollistit Stefano Bettarini u plagos me 11 goditje thike në natën e 1 korrikut 2018 pranë diskotekës ‘Old Fashion’ në Milano.
(E.K/FAXWEB.AL)