Gjykata e Durrësit ka shpallur moskopetencë për çështjen e Hajri Nezirit, 25-vjeçarit që plagosi me thikë pas një konflikti të çastit dy prindërit e tij Destan dhe Asie Neziri.
Në caktimin e masës së sigurisë e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka lënë në burg 25-vjeçarin, ndërsa çështjen ia ka kaluar Krimeve të Rënda Tiranë, duke shpallur njëkohësisht edhe moskopemtencën e vijueshmërisë së gjykimit për cështjen në fjalë.
Arrest më burg është dhënë si masë paraprake, pasi sipas gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga krimet e Renda. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post