Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet, pasi ka plagosur me thikë në krahë një shtetas palestinez 38 vjeç.
Shtetasi me me inicialet A. Q, banues në Tropojë, ra në prangat e policisë pasi në rrugën “Bardhok Biba”, ne Tiranë, në ambientet e një lokali, ka plagosur me thikë në krah, shtetasin palestinez, S. Y., vjeç 38, banues në Tiranë.
Ndërkohë që i arrestuari rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
(S.SH/Shuplaka)