Një shtetas 43-vjeçar në Dibër është vënë në prangat e policisë nën akuzën e plagosjes. Nga të dhënat e deritanishme bëhet e ditur se është arrestuar shtetasi Robert Trupja, banues në Staravec. Ai akuzohet për plagosjen me thikë të shtetasit me iniciale S. F 27 vjeç. Dyshohet se shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta mes tyre.