Një 53-vjeçar është vënë ën pranga mbrëmjen e sotme pasi ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten e tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në rrugën “Tomorr Sinani”.
Më tej bëhet me dije se agresori është vënë në pranga. Sipas njoftimit të policisë 53-vjeçari e kishte hedhur thikën në një kopsht në afërsi të vendngjarjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 ndërsa 48-vjeçarja dodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.