Ditën e djeshme një krim i rëndë brenda familjes ndodhi në Durrës, teksa 25-vjeçari Hajri Neziri plagosi me thikë dy prindërit e tij të moshuar.
Disa orë pas ngjarjes ai u vetëdorëzua në Polici, dhe ajo që e bënte dhe më të rëndë ngjarjen është fakti se nëna e tij ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën.
Po si kishte nisur sherri në familjen Neziri?
Sipas të riut konflikti mes tij dhe prindërve ka ardhur pas një grindje të çastit, për shkak se aid he bashkëjetuesja e tij ishin të papunë. Ai tregon se prindërit i kishin kërkuar të gjente punë, pasi nuk mund të mbahej gjithë jetën me pensionin e tyre.
‘’Ishte sherr i çastit të bëhej në familjen tonë, pasi unë jam i papunë. Nëna thoshte; “Gjeni një punë, kërkoni një punë të dy. Pastaj ndërhyri babai”, mësohet të jetë shprehur i riu.
Të njëjtën gjë ka konfirmuar nga spitali dhe Destan Neziri, i cili ndodhet në një gjendje më të qëndrueshme për jetën. Ajo që është më rëndë është nëna e autorit, e cila ka marrë gjashtë plagë në zonën e barkut dhe mbahet me oksigjen në spital.
“Sherr i çastit ishte. Nuk kemi pasur sherr në familje. Edhe këtë radhë nisi kur ishim të katërt në shtëpi. Po kërkonim që fëmijët të gjenin një punë (djali me bashkëjetuesen e tij). Se s’mund t’i mbanim ne me pension”, është shprehur babai i 25-vjeçarit.
(E.K/FAXWEB.AL)